Shkup, kushte të tmerrshme në konviktin studentor “Goce Dellçev”

Në konviktin studentor “Goce Delçev” në Shkup, fillimi i vitit shkollor solli studentë të ri, por këta studentë ende përballen me probleme të vjetra të këtij konvikti, me papastërtinë dhe kushtet e mjerueshme për jetesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Katerina Misirkova nga Plenumi studentor tha se studentët sikurse në vitet e kaluara, poashtu edhe këtë vit shprehin pakënaqësi të madhe për shtretërit brenda konviktit  dhe për kushtet mizore në të cilat jetojnë.

“Ashensorët që nuk punojnë, kushtet e tmerrshme sanitare dhe higjienike dhe situatat të rrezikshme për jetën janë një pjesë e vogël e problemeve me të cilat ballafaqohen fëmijët tuaj”, u shpreh Misirovska. Ajo shtoi se Plenumi studetor, me qëllim për të tërhequr vëmendjen ndaj këtyre problemeve shumë vjeçare, ditëve në vijim do të organizojë një projekt.

Goce Dellcev

Nga ana tjetër Jana Nashulova tha se nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ose nga dikush që do të tregojë mundësi të mjaftueshme për negociata, së pari kërkojnë të ndryshohet kushtet aktuale të jetesës, ndërsa më pas edhe zgjidhjen e të gjitha problemeve në këtë konvikt, si kushtet higjienike dhe ndërtesës së re, për arsye se momentalisht nuk ka mjaftueshëm shtretër.

Të hënën në mesditë në organizim të Plenumit studentor do të mbahet një projekt nga filmi “Muret e gjelbërta! Ushqimi i zi”, ndërsa më pas do të diskutohet çështja e konviktit studentor “Goce Delçev”, me qëllim që të tërhiqet vëmendja e publikut.

Konvikti Goce Dellcev (2)

Lajme të ngjashme

Back to top button