Në Siri sulme nga regjimi edhe gjatë festës së Kurban Bajramit

Një avion i forcave të regjimit të Asadit në Siri ka ndërmarrë një sulm në vendbanimin e civilëve në Duma në rajonin e Guta Lindore në Damask, ku si pasojë kanë humbur jetën 6 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile theksohet se forcat e regjimit kanë ndërmarrë një sulm në vendbanimin e civilëve në Duma në rajonin e Guta Lindore që kontrollohet nga opozitarët. Autoritetet duke theksuar se në sulm kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, kanë shprehur se të plagosurit janë dërguar në spitalet në afërsi të rajonit dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Populli në rajonin Dumai cili po përballet prej një kohe të gjatë me sulmet e forcave të regjimit kanë mungesë të energjisë elektrike dhe të ujit, ku popullata ujin e pijshëm përpiqet ta sigurojë nëpërmjet puseve.

Duma gjithashtu ka probleme edhe në mbërritjen e ushqimeve themelore pasi ndodhet e rrethuar nga forcat e regjimit, ku në pikat e kontrollit të qeverisë së Damaskut nuk lejojnë kalimin e asnjë prej ndihmave humanitare.

Sirianët çdo ditë në grupe ose individualisht ikin nga lufta në Siri e cila ka hyrë në vitin e pestë, ndërsa Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka raportuar se nga viti 2013 deri më sot, mijëra refugjatë sirianë janë vendosur përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button