Qeveria gjermane do të japë 670 euro në muaj për çdo refugjat

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se  Qeveria Federale e Gjermanisë duke nisur që nga viti i ardhshëm ndaj qeverive të landeve do të japë një ndihmë me 670 euro në muaj për çdo refugjat, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel pas një takimi me kryeministrat e landeve në ndërtesën e qeverisë ka thekuar se Qeveria Federale me qeveritë e landeve kanë arritur marrëveshje për ndihma financiare në krizën e refugjatëve si dhe për ndryshime gjithëpërfshirëse në ligjet për refugjatët.

Sipas kësaj ndihma me 670 euro do të përfshijë 800 mijë refugjatët në të gjithë Gjermaninë, ndërsa theksohet se do të nisë që në ditën e parë të aplikimit për azil dhe do të vazhdojë deri në përfundim të kësaj procedure.

Qeveria Federale gjithashtu ndaj qeverive të landeve do të japë një ndihmë prej 500 milionë euro për ndërtimin e ndërtesave sociale për refugjatët si dhe 350 milionë euro për refugjatët fëmijë të cilët janë të pashoqëruar.

Sipas kësaj pakete të ndihmës të njoftuar nga Merkel theksohet se qeveria federale lehtëson rreziqet e marra përsipër nga qeveritë e landeve për refugjatët dhe në lidhje me numrin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button