Zgjedhjet pranverore gjenezë referendumi

Vazhdimisht nëpër opinione qarkullojnë shkrime të autorëve kompetentë, po ashtu edhe të analistëve rrugorë, me konstatime  identike për pozitën e disfavorshme njëzet e pesë vjeçare  të shqiptarëve, indikativisht duke e drejtuar gishtin nga politikanët e fosilizuar cilët e morën mandatin nga populli, dhe e kopilosën. E pa qartë se si  nëpër cikle zgjedhore dalën fitues.

Pavarësisht ecurisë zgjedhore, të vjedhura apo me vota të blera, ata ia lajnë kokën me akull opinionit të brendshëm dhe ati ndërkombëtarë, me lëvdata triumfale, i gjori votues nuk e ruan votën e shenjtë të cilën e ka armë të vetme për ta përmirësuar jetën e vetë dhe të fëmijëve të tij. Pas zgjedhjeve, si rrjedhim pason vajtimi  dhe mjerimi   të cilin e paguajnë  katër vite reshtë  në amnezi.

Duke u nisur nga struktura relievo gjeografikë, po ashtu duke u bazuar, edhe nga pasuritë nëntokësore me të cilat janë të vobegëta me xehe  vendbanimet e shqiptarëve, detyrimisht shtrohet nevoja parësore  për t’i shfrytëzuar pasuritë mbitokësore të cilat i kemi dhuratë. Prandaj duhet ti përgjysmojmë, apo ti shfarosim në tërësi sharjet dhe fyerjet, sipas nocionit të gjithë kundër të gjithëve, e kaluara nuk kthehet por mundet të sendërtohet e ardhmja, që të  mos  gaboje populli. Por ti avancojmë dhe t’ju japim prioritet faktorëve relevantë në mesin e Shqiptarëve të cilët plasojnë ide ekonomike zhvillimore për ngritjen e standardit jetësorë në dobi të kolektives.

Nga pasurimi material i Shqiptarëve, do të perceptohen pika tjera në segmentin vendimmarrës në funksionalitetin e shtetit. Vetvetiu do të shtrohen nevojat për ta marrë hisen e barabarësisë, nuk ka popull në botë që nuk e dëshiron barazinë në shtet, kuptohet kur numri i ati populli është përafërsisht i barabartë me numrin e popullit tjetër me të cilët e përbëjnë strukturën demografike të shtetit të përbashkët. Duke i anashkaluar këto momente faktike, nga ndonjë qëllim kabinetik, në këtë pozitë të disfavorshme na kanë sjellë  udhëheqësit e korruptuar nga pushteti, duke udhëhequr politikë të kabinetit, duke mos i ngritur kërkesat e popullit të vet, po ashtu kanë kurdisur konflikte të kota dhe pastaj e kanë burgosur popullin e vetë, dhe para faktorit ndërkombëtarë e kanë kritikuar  popullin e vetë. Falë Zotit sot  këto dukuri janë në zbardhje dhe shpalosje e sipër  do të kuptohet e tëra, dhe të mos përsëritet më asnjëherë.

Kaskadat e deritanishme nuk kanë rumbullakësuar ide ekonomiko zhvillimore në dobi të popullit të vetë, përveç se ekonomive personale dhe partiake, e kanë shitur gjuhën , flamurin, buxhetin më në fund edhe krenarinë si dhe shumë pasuri  tjera tradicionale, i kanë shitur si mall edhe atë si mall akcioni. Nuk shkon më kështu, diçka duhet patjetër të ndryshojë në drejtim të barazisë në shtet, këtë e kërkon përqindja e madhe e popullatës Shqiptare në përbërjen demografike të shtetit, si dhe kompaktësia gjeografiko-teritoriale. Poqë se i reprizojmë situatat e kaluara në dobi të dëmit tonë, atëherë duhet të kërkojmë  diagnozë  kolektive.  Prandaj duhet  gradualisht  të vetëdijesohemi si kolektivitet, dhe të vrullojmë nga ekonomia si pjesëmarrës direket pasi që Shqiptarët janë forcë ekonomike, rrjedhimisht edhe të pasurohemi me punën e krahut dhe të mendjes sonë, gjegjësisht në asnjë mënyrë të mos lejojmë në të ardhmen që nga politika fiskale mjetet financiare të grumbulluara nga qytetarët Shqiptarë, të mos i presim si dhurata financiare të pista , sepse  do të ngremë familje të pista dhe jo të dobishme për kolektivitetin si tërësi e interesit të përbashkët. Nga Buxheti ta marrim kulaçin proporcional.

Me shërimin e kësaj anomalie, do të ngritët vetëdija kolektive për të luftuar edhe anomalitë tjera shoqërore të cilat na janë  koduar me programe  të sajuara disa vjeçare . Kryesorja është që të deshifrohet  kodi dhe të dekodohet kodi dhe pastaj lehtë shkatërrohet programi i instaluar në psikologjinë e njerëzve të cilët e reprodukojnë si model bashkëkohorë, dhe të arsyeshëm. Pa mos e ditur esencën qëllimore të prapavijës shkatërruese të kombit, dhe virtyteve të dikurshme solidare ndaj njeri tjetrit. Nga e kaluara mësojmë me urtësi se solidarizimi e ka shpëtuar kombin, si shembull për padrejtësitë e bëra ndaj Shqiptarëve nëpër qytetet e ndryshme, kemi reaguar si tërësi, gjer sa tash nuk reagojmë edhe për padrejtësitë personale në lëkurën tone, aminin e dhamë shumë shpejtë pa kundërshtuar, duke pritur se dikush tjetër do të luftoje për ne hazër. Se çka është deformuar në psiken tone duhet të studiohet nga psikologët, sociologët  etj.

Detyrohen moralisht ata që kanë kuadër dhe takat, të kyçen në misionin e shpëtimit moral të njerëzve, mos të rijnë inferior apo oportunistë, nevoja thërret, për të dalë nga kriza e moralit. Poqë se nuk kundërshtojmë dhe të reagojmë në këtë momente atëherë pajtohemi me situatën aktuale e cila na është kurdisur në dëmin tonë ,dhe në njëfarë mënyre e pranojmë fatkeqësinë si dukuri normale. Shtrihemi për ta pritur vdekjen  dhe obduksionet do ta japin rezultatin patologjik, fenomen biologjiko evolutivë degresiv në mutacion e sipër, do të dëshpërohet Darwini. Sot shoqëria ka nevojë marramendëse për ndihmë, por edhe popullata duhet ta pranojë ndihmën e ofruar, dhe të dije ta dallojë nga mashtrimi. Nëse një numër i vogël  kënaqet me gjendjen aktuale pikërisht ata duhen të jenë pacientët e pare të mjekëve mendorë. Ky moment mu

ndet të determinohet si një imperative për suksesin e shoqërisë duke i shëruar ata të cilët proklamojnë demokraci dhe barazi qytetare. Shoqëria, gjegjësisht  rrethi ku jetojnë këta virozët duhet tu thuhet sa më shpejt  në fytyrë se duhet të shtriheni në Sanatarium për të shpëtuar shumica, ndodhemi para dilemës Hamletiane, o të bëhemi Pronar o Yzmiqar e treta nuk ekziston ta vëmë gishtin në kokë dhe të ulemi në vendin e barazisë ku do ta përcaktojmë vetë. Dhëntë Zoti që këto fjalë të mos kishin rrjedhur  nga reshtat epike  të Kasandrës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button