Grupet punuese dhe Van Hojte në pritje të së hënës

Grupet e punës të partive politike që firmosën Marrëveshjen e Përzhinos do të pushojnë deri të hënën, për shkak të mungesë së ekspertit belg dhe ndërmjetës në këto bisedime, Piter van Hojte i cili fundjavën do ta kalojë në Belgjikë. Nga fillimi i javës së ardhshme në tavolinë mund të gjenden sërish temat për mediumet dhe ligjet zgjedhore.

Të mërkurën në Klubin e deputetëve në Shkup filluan bisedimet për rregullimin e sferës së mediumeve. Në takim me prezantim për servisin britanik mediatik BBC ka pasur edhe eksperti britanik, Riçard Bejli. Ai ka ofruar zgjidhje si të tejkalohet ky problem me presion politik ndaj mediumeve në Maqedoni.

Grupet e punës përveç për mediumet paralelisht do të bisedojnë edhe për çështjet e zgjedhjeve gjegjësisht mënyrën për emërimin e anëtarëve të KSHZ-së, sjelljen e vendimit në këtë Komision, votimin e Diasporës dhe pastrimin e listës zgjedhore.

Ndryshe, të enjten teksti i Ligjit për Prokurorinë Speciale, i përpiluar bashkërisht nga 4 partitë politike dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë, është ndryshuar rrugës për në Kuvend nga përfaqësuesit e VMRO-së. Në mënyrë tinëzare është shkurtuar neni i cili garantonte votimin me Badinter të Prokurores Speciale dhe anëtarëve të ekipit të saj. Kjo tentativë e ulët e VMRO-së është pikasur nga ndërmjetësi në bisedime, Piter Van Haute, i cili ka njoftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare, pak para fillimit të seancës. Pasi është konstatuar që falsifikimi është kryer nga VMRO DPMNE-ja, ndërmjetësi Piter Van Haute ka përjashtuar përfaqësuesin e tyre Nikolla Todorov nga grupi i punës duke e konsideruar si jo- të besueshëm për të marrë pjesë në punimet e mëtejshme të grupit.

Sipas kalendarit të Marrëveshjes së Përzhinos kanë mbetur të bëhen këto gjëra:

  • Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punëve të Brendshme i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së, pas konsultimeve me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në. Ky ministër do ti takojë Qeverisë teknike.
  • Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së.
  • Më 20 tetor 2015, do të caktohet disa zëvendës ministra në këto ministri:
    a) Ministria e Brendshme, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
    b) Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
    c) Ministria e Financave, do të propozohet nga LSDM
    d) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, do të propozohet nga LSDM
    e) Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të propozohet nga LSDMKëto zëvendës ministra do të ketë të drejtë të plotë për rishikim dhe veto në ministritë përkatëse në çështjet  ligjore, financiare dhe të personelit sa i përket organizmit të zgjedhjeve.Të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj, do të mbajnë këto funksione në Qeverinë e re e cila do të jetë si vijon më poshtë.
  • Qeveria e tanishme do të dorëzojë dorëheqjen zyrtare në Parlament në kohë, që ti lejojë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë së re të fillojë punën më 15 janar, 2016, që domethënë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të udhëhiqet nga kryeministri i ri që do të propozohet nga VMRO-DPMNE. Programi i kësaj Qeverie do të kufizohet vetëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button