Ushqyerja me gji nuk e bën fëmijën më inteligjent

Studimi i fundit shpjegon se inteligjenca ndikohet më tepër nga faktorë si konteksi familjar dhe shkollimi, sesa nga ushqyerja me gji ose biberon.
Kërkimet e mëparshme kanë sugjeruar se fëmijët që ushqehen me gji kanë inteligjencë më të lartë sesa ata që ushqehen me biberon. Ndërsa një studim i fundit ofron të dhëna kontradiktore, pasi ka gjetur se, ushqyerja me gji nuk ka përfitime shtesë krahasuar me ushqyerjen me biberon, kur bëhet fjalë për inteligjencën e fëmijës.

Kërkuesit në Universitetin Goldsmith në Londër argumentojnë se nuk ka një lidhje me rëndësi mes këtyre dy faktorëve. Ata morën 11 mijë e 582 fëmijë, të lindur në periudhën 1994-1996 dhe testuan inteligjencën e tyre nga mosha 2 deri në 16 vjeç. Kërkuesit monitoruan një grup fëmijësh që ushqeheshin me gji dhe një tjetër që ushqehej me biberon, nga mosha 18 muajsh deri në 16 vjeç dhe vlerësuan Koeficientët e Inteligjencës.

Në fund të studimit, të dyja grupet e fëmijëve rezultuan me një KI prej 100 pikësh.

Vajzat dolën më mirë në teste, me një KI pesë pikë më të lartë sesa djemtë, brenda pesë viteve të para të jetës, por diferenca u shua në moshën 7-vjeçare. Kërkuesit arritën në përfundimin se faktorët jetëgjatë, si prejardhja familjare, kishte një ndikim më të madh në inteligjencën e fëmijëve.

“Ngjarjet e vogla, si ushqyerja me gji, kanë pak gjasa të jenë thelbi i diçkaje të madhe dhe komplekse si diferencat në KI. Përkundrazi, këto diferenca shpjegohen më mirë nga faktorë afatgjatë, si konteksti familjar dhe shkollimi i fëmijës”, tha drejtuesja e kërkimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button