Numër rekord i refugjatëve në Hungari, nga Kroacia kanë hyrë mbi 9 mijë

Refugjatët edhe më tej përmes Kroacisë dhe Serbisë hyjnë në Hungari.

Hungaria, sikur që vendosi tela me gjemba në kufirin me Serbinë, punojnë të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në kufirin me Kroacinë dhe Rumaninë. Në këtë mënyrë autoritetet këmbëngulin të parandalojnë hyrjen e refugjatëve në vendin e tyre. Megjithatë, vetëm gjatë ditës së djeshme në Hungari kanë hyrë më tepër se 10.000 refugjatë, që është shifër rekorde lidhur me hyrjen e refugjatëve që janë regjistruar periudhën e fundit.

Policia hungareze tha se dje në këtë vend kanë hyrë 10.041 refugjatë. Nga ky numër, nga Kroacia kanë hyrë 9.939 refugjatë, ndërsa nga Serbia 102 persona.

Autoritetet theksojnë se nga fillimi i këtij viti në Hungari kanë hyrë 242.093 refugjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button