Ndryshimet në lëkurë, janë sinjal i keq

Sipas mjekësisë së lashtë kineze, lëkura si organi më i madh mund të jetë treguesi i parë i sëmundjeve të organeve të caktuara si dhe të shprehive të këqija. Nëse vëreni disa nga ndryshimet e mëposhtme të fytyrës, është koha që të interesoheni për shkaqet dhe të zgjidhni problemin.

Balli- fshikëza dhe zorra e hollë
Ndryshimet: Puçrra dhe lëkurë e yndyrshme
Shkaku: Ushqim shumë i yndyrshëm që ngadalëson tretjen, alkool, stres dhe sheqer i tepruar.

Mes vetullave– mëlçia
Ndryshimet: Akne dhe lëkurë e yndyrshme
Shkaku: Punë e mundimshme e lukthit për shkak të tretjes së dobët, konsum i tepruar i mishit të kuq, alergjia ndaj disa përbërësve të ushqimeve.

Sytë dhe nën sytë– veshkët
Ndryshimet: Lëkurë e errët, kapilare, zymtësi dhe ënjtje
Shkaku: Duhani, alkool i tepërt, qarkullim i dobët, vështirësi të zemrës.

Hunda– zemra
Ndryshimet: Puçrra, njolla, lëkurë e yndyrshme
Shkaku: Qëndrim i stërgjatur në ambiente të mbyllura, ajër i ndotur, qarkullim i dobët, tension i lartë i gjakut, fryrje.

Faqet– mushkëritë dhe veshkët
Ndryshimet: Zbehje, puçrra, njolla…
Shkaku: Duhani, sasi të mëdha të stresit, ushqim jokualitativ, konsum i tepërt i sheqerit.

Buzët dhe mjekrra– barku
Ndryshimet: Puçrra, njolla të zeza, zbehje e lëkurës
Shkaku: Ushqim i yndyrshëm, sasi të mëdha të sheqerit, kofeinë dhe alkool, gjum i pamjaftueshëm, stres.

Lajme të ngjashme

Back to top button