Moti sot, merrni me vete ombrellat

Moti sot në Maqedoni në mëngjes do të jetë i freskët me vranësira dhe periudha dielli. Nga fundit i ditës pritet përkeqësim me vranësira dhe me reshje të mëdha të shiut, bubullima dhe erëra të përforcuara paralajmërn Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Gjatë natës për të premten, kumtoi DPHM pritet që proceset të jenë më intensive lokalisht dhe në formën e stuhive me të reshura të mëdha me mbi 25 litra në një metër katror dhe paraqitje të breshërit.

Temperaturat do të sillen nga 12 deri 24 gradë. Edhe në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperatura deri më 23 gradë celsius.

Ditë të mbarë dhe mos e teproni me ëmbëlsira sot në ditën e parë të Bajramit për komunitetin musliman. Ndërsa, ju sugjerojmë të kënaqeni me tingujt e Michael Buble.

Lajme të ngjashme

Back to top button