Putin: Islami luan rol të rëndësishëm në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Islami luan rol të rëndësishëm në Rusi. Duke folur sot në ceremoninë rihapjes së Xhamisë Qendrore të Moskës, ku ishte bashkë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe atë palestinez, Mahmoud Abbas, Putin tha se: “Liderët muslimanë gjithmonë kontribuojnë për zhvillimin e paqes dhe mendimit praktik, dhe kundër ekstremizmit në Rusi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri i Rusisë dënoi DAESH-in se po keqpërdorë Islamin. “Po bëhen përpjekje për shfrytëzim të ndjenjave fetare për qëllime politike” citohet Putin nga agjencia shtetërore e lajmeve Sputnik.

Putin ka deklaruar mes të tjerash se DAESH po komprometon një Fe botërore, po komprometon Islamin  duke shpërndarë urrejtje, duke vrarë njerëz përfshirë priftërinj dhe duke shkatërruar në mënyrë barbare objekte që i përkasin kulturës botërore.

“Ideologjia e tyre është e bazuar në shtrembërim të zhurmshëm të Islamit” tha Putin

Objekti fetar i njohur si “Xhamia Xhum’ah” u rihap në prag të Kurban Bajramit, katër vite pasi u shkatërrua. Kapaciteti i saj është 10,000 besimtarë.

Fondacioni i Turqisë “Diyanet Foundation” që është pjesë e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, ka kontribuar në rregullimin e brendshëm të xhamisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button