Në pasditën e Kurban Bajramit pritet të përkeqësohet moti

Mot jostabil me vranësira dhe me reshje të mëdha të shiut, bubullima dhe erëra të përforcuara paralajmëron për nesër nga fundi i ditës dhe pasnesër Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Maqedonia do të jetë nën ndikimin e masës së lagësht dhe të jostabile ajrore nga Mesdheu. Gjatë natës për të premten, kumtoi DPHM pritet që proceset të jenë më intensive lokalisht dhe në formën e stuhive me të reshura të mëdha me mbi 25 litra në një metër katror dhe paraqitje të breshërit.

Sipas DPHM, sot pasdite do të ketë tër eshura të dobëta lokale, të shoqëruara me bubullima të rralla, veçanërisht në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 23 deri 29 gradë, ndërsa vlera e UV indeksit do të jetë 5.

Lajme të ngjashme

Back to top button