Të qëllosh më vezë nuk është fundi i botës, është demokratike të shprehesh revoltën më Vezë!

 

Vezët janë përdorur edhe kundër Kancelarëve të shteteve më të zhvilluara, siç ishte në atë botë  kundër kancelarit Helmut Kohl të Gjermanisë, kundër Bushit të SHBA-vë më këpucë, kundër Fisherit më ngjyrë etj. Kjo vlen për disa ‘’ analist ‘’ që e quajnë këtë akt që ndodhi nga deputetet e VV, AAK dhe Nismës, si akt të ulët, kjo është rrugë demokratike dhe është veprim që ata kanë zgjedhur për të ndaluar fjalën e kryeministrit të Republikës së Kosovës,  Isa Mustafa.

Duhet të mendoni drejt para së të hidhni fjalën, të gjithë ju të zgjedhur të popullit shqiptarë në Kosovë. Të gjithë përfaqësuesit dhe shërbëtor e zgjedhur nga populli (deputetet), duhet të ndalojnë dhe të distancohen nga akuzat e pa bazë, nga të gjitha veprimet që dërgojnë vendin në një konflikt dhe, në një përleshje qytetare dhe, në përgjakje të reja në mes veti …

Është më shumë se kurrë e nevojshme që të informojnë popullin, të jen afër populli, dhe qeveria, pushteti e ka të domosdoshme (obligative) të zbres në mesin e popullit dhe të ulë gjakrat që tani janë të ndezura më shumë se kurrë më parë, që  pas çlirimit të Kosovës të vitit 1999.

Rruga që ka ecur Kosova vërtetë është shumë e gabuar, zhvillimi ekonomik ka ngecur shumë, papunësia është rritur ndërsa shumë qytetar kanë lëshuar vendin duke harxhuar shuma të mëdha euro për të emigruar në vende të Evropës. Liberalizimi akoma nuk është bërë (lëvizja e qytetarëve është e ndaluar, na kanë izoluar). Kjo rrugë është e gabuar, populli nga qeveria kërkon llogari dhe nga të gjithë kërkon tejkalim të situatës dhe mbi të gjitha kërkon bukë për tryezë.

Zotëri Zhbogar, kur thoni ‘’Ajo që ndodhi dje në Kuvend,  nuk është aspak demokratike ‘’, këtu nuk keni thënë të vërtetën, këto gjera kanë ndodhur edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës që ju përfaqësoni, pse veç për shqiptarët nuk është demokratik forma dhe rruga që mundohemi të mbrojmë vendin tonë nga padrejtësia?

Shqiptarët që nuk lëvizin lirshëm pa viza në vendet e BE-së, edhe kjo nuk është fare demokratike, që 16 – vjet ne, ju bashkë më familjen Evropiane na keni izoluar si të ishim njerëz kriminel, ndërsa në anën tjetër, kriminelëve serb i keni mundësuar të lëvizin pa viza. Kjo dëshmon demokracinë tuaj i nderuar Zhbogar, kjo dëshmon ‘’ civilizim Evropian ‘’, kjo për mua si një qytetar i thjesht i Republikës së Kosovës ka qen, është, dhe do të jetë një turp për ju, padrejtësi për ne, dhe një dënim dhe, vrasje e dyfishtë e një viktime që ishte e persekutuar, e djegur, e dëbuar e vrarë dhe masakruar nga çetniko–fashistat–serb , mbi popullin dhe familjen time shqiptare( mbi motrat e mija, mbi babain tim, mbi nënën time, mbi vajzën time, mbi grat tona), kjo është  demokraci si thoni ju dhe shumë si ju zotëri Zhbogar …

Politika Evropian dhe pasiviteti i liderëve politikë është duke e humbur legjimitetin dhe sovranitetin në Kosovë. Politika është duke e dërguar shtetin e Republikës së Kosovës drejtë një qorrsokaku. Unë jam shumë i shqetësuar si një banor dhe shtetas i Republikës së Kosovës, si një shqiptarë dhe një qytetar i këtij vendi, ndihem i pasigurt për të ardhmen e fëmijëve të mijë / tanë, dhe kjo ka ardhur si keq menaxhim i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe dështimi i saj dhe serviliteti dhe pjatlëpirsit të disa shqiptarë të Kosovës të cilët ishin dhe janë akoma në pushtet.

Një fjalë për ca ‘’ analist ‘’ të njëanshëm dhe për ca këshilltarë të kryeministrit të Republikës së Kosovës. Më njëanshmëri, më padrejtësi dhe më të pavërteta nuk mbrohet pushteti as nuk vazhdohet jeta. Pse ju keni jetë të mirë, pse ju merrni fonde nga Organizata të shumta, mos ju lutem mos folni gjepura në emër të ‘’ analistëve politikë’’, larg jeni nga ajo rrugë, analist të mirëfilltë janë ata që janë real, transparent dhe të sinqertë dhe i shërbejnë të vërtetës, e paralajmërojnë popullin për rrezikun, e jo të mundohen të fikun zjarrin më benzinë…

Unë shpreha një shqetësim timin, unë një qytetar i këtij vendi të Republikës së Kosovës, në tokën e Shqipërisë, kam frikë dhe është mundësia që situata të keqësohet akoma më shumë, situata do të sjellë dëme të mëdha, dhe ‘’ gjak të derdhur serish ‘’, kjo askujt nuk duhet të i konvenojë, kjo është rrugë e rënd, por ashtu karnevali po ec, po ec në atë drejtim…

Zoti e Bekoftë popullin shqiptarë. Rroftë Shqipëria Natyrale e çliruar në radhë të parë nga të vatit më pas nga pushtuesit…

Lajme të ngjashme

Back to top button