VMRO dhe PDSH kanë “lidhur” aleancë, në Komunën e Dollnenit

Sipas portalit ”Libertas”, një media pranë LSDM-së, këshilltarët e PDSH-së në Këshillin e Dollnenit kanë votuar për ndërtimin e një kishe në këtë komunë. 

Informacionet e tilla, portali i mbështet në burime pranë BDI-së, të cilat citohen të kenë thënë se “ky është dhe një veprim i Thaçit për t’iu afruar Gruevskit, pasi i dha në zgjedhjet lokale VMRO-DPMNE-së 600 vota shqiptare”.

Javën e kaluar, në Strugë u arrit akordi mes PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhjen e kreut të Këshillit Komunal.

Marrëveshja e tillë u quajt nga RDK si “një pazarllëk me vullnetin e shqiptarëve të Strugës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button