Bogoevski do të dëshmojë para Prokurorisë për Telekomin

Sllobodan Bogoevski sot është thirrur të dëshmojë për rastin Telekom para Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, për Portalb kanë vërtetuar nga sektori për marrëdhënie me publikun pranë Prokurorisë.

“Po është e vërtetë, Bogoevski është thirrur për të dëshmuar, seanca ka filluar ora 9:30”, thonë nga Prokuroria.

Bogoevski në ndërkohë nuk donë të komentojë asgjë në lidhje me skandalin “Magjar Telekom”, duke sqaruar se gjithçka që ka pasur për të treguar e ka thënë para komisioni për letra me vlerë.

“Unë tashmë kam dëshmuar dhe nëse thirrem përsëri  mbetem në atë që e kam thënë, ka shumë argumente këtu dhe të gjitha janë në dispozicion të prokurorit”, thotë Bogoevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button