Interpretimet personale s’duhet të jenë pjesë e lajmit

[Recension: “Shefi” edhe i arsimtarëve shqiptar të Maqedonisë mban kryqin e madh në qafë!]
Recensionin që po bëjmë ka të bëjë me disa kualifikime të autorit të tekstit si “skandaloz”, “irritim”, “provokim ndjenjash” që të gjitha këto duke folur në emër të gjithë popullit shqiptar që shumica janë pjesëtarë të fesë islame. Teksti si duket ka pasur për qëllim tërheqjen e vëmendjes, duke vënë në lojë ndjenjat fetare. Ka gjeneralizime në momentin kur autori thotë:

“Ai provokon ndjenjat e mësimdhënësve shqiptar mysliman”

“Kjo është një irritim i madh për të gjithë arsimtarët dhe profesorët e Maqedonisë të cilët janë mysliman”, kurse askund nuk ka ndonjë qytetarë mysliman i cili ka vërejtur këtë detaj e  më pas ka reaguar.

“Shefi” edhe i arsimtarëve shqiptar të Maqedonisë mban kryqin e madh në qafëLinku deri te artikulli origjinal: “Shefi” edhe i arsimtarëve shqiptar të Maqedonisë mban kryqin e madh në qafë

Data dhe koha e publikimit:18/09/2015

Data e recensionit: 21/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Edhe po të kishte reagime të këtij lloji, nuk do të ishin të arsyeshme pasi që kultivimi dhe shfaqja e besimit fetarë në publik si dhe mbajtja e simboleve fetare është e drejtë e secilit qytetarë të Maqedonisë  të garantuar me Kushtetutë, dhe nuk ka për qëllim ofendimin e atyre që janë të “ndryshëm”.

Neni 19 i  Kushtetutës së Maqedonisë

“Garantohet liria e besimit fetarë. Garantohet shprehja e fesë në mënyrë të lirë dhe publike, individualisht apo në bashkësi”

Në këtë rast profesori edhe pse mban titullin e një njeriu të arsimit dhe përfaqëson një grup të përzier etnitetesh, nuk ka bërë asgjë ofenduese, asgjë për tu kritikuar.

“Ikonografia e djeshme e profesorit Gjorçevski i cili ligjeron në shkollën e mesme të mjeksisë “Dr-Pance Karagjozov” duhet të jetë shembull për të gjithë se si nuk duhet të dilet në opinion, për shkak se arsimi nuk ka asgjë të përbashkët me religjionin”,  shton më tej autori por duke harruar se edhe mbajtja e shamisë tek femrat myslimane në shkollë është gjithashtu shfaqje e simbolit fetarë që askush nuk ka të drejtë ta pengojë.

Besimi fetarë është diçka shumë  personale dhe si e tillë duhet të kultivohet me të gjitha elementet origjinale dhe duhet të vlejë si për krishterët ashtu edhe për myslimanët. Gjeneralizimi për atë se si ndjehet një grup i tërë besimtarësh nuk mund të jetë nismë për të shkruar një lajm të tillë paragjykues. Edhe po të ketë elemente ofenduese, kjo duhet të shfaqet në tjetër mënyrë. Këtë “ofendim” që e gjoja e kanë ndjerë myslimanët duhet ta thonë vetë, këtë nuk duhet ta thotë gazetari.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button