Grupet punuese sot do të bisedojnë për mediumet

Grupet e punës të partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos sot duhet t’i fillojnë bisedimet për mediumet dhe për mënyrën e funksionimit të tyre.

Sipas kryetarit të grupit të punës së LSDM-së, Robert Poposki, në takim duhet të marrin pjesë edhe organizatat që punojnë në sferën e mediumeve.

“Kemi propozime që nesër do t’i shpalosim në takimin me përfaqësuesit e partive tjera. S’duam para kohe t’i tregojnë pozicionet tona dhe t’ua tregojmë qëndrimet tona”, deklaroi Popovski.

Nga Shoqata e Gazetarëve thonë se janë të ftuar në takimin e partive politike dhe se kanë propozim për dalje nga gjendja momentale e mediumeve.

“Së pari do të kërkojmë që të zbardhen 25 incidentet që lidhen me gazetarët. Duhet të gjendet përgjegjësia dhe për këtë dhe të sanksionohet. E dyta është çështja e financimit të mediumeve. Do të kërkojmë të ndërpritet reklamimi qeveritar në të gjithë mediumet dhe të ndalohet reklamimi politik. Ka mënyra tjera si mundet Qeveria t’iu ndihmojë mediumeve. Gjithashtu do të ofrojmë mënyrë se si të depolitizohet RTVM. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të gjendet një burim stabil për financimin e shërbimit publik” thonë Naser Selmani kryetari i SHGM-së, për Meta.

Nga Sindikata e Gazetarëve thonë se nuk janë të ftuar në takim dhe shprehin keqardhje nëse nuk ndodhë kjo për shkak të, siç thonë, moskujdesit për profesionin e gazetarisë, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button