SH.F “Naim Frashëri” e Komunës së Studeniçanit u bë me kulm të ri

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në hapjen solemne të objektit të rinovuar shkollorë në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri”, në komunën e Studeniçanit.

“Kjo shkollë është një shembull tjetër i suksesshëm se bashkëpunimi ndërmjet shkollës, prindërve dhe nxënësve funksionon në mënyrë të përsosur. Ata ndihmohen me  njëri tjetrin në mësime, shoqërohen në oborrin e shkollës dhe më gjërë” thuhet në kumtesën e Ministrisw sw Arsimit dhe Shkencws.

“Ndjejë kënaqësi, që me partnerët tanë të USAID-it punojmë në përforcimin e këtyre parimeve, përmes trajnimeve të ndryshme, përmes projekteve në  përmirësimin e infrastrukturës arsimore”, shtoi Ademi.

Kulmi  u zëvendësua si rrjedhojë e bashkëpunimit të komunës dhe shkollës me USAID-in.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button