Kosova edhe me këto marrëveshje pa asgjë

 Marrëveshja e fundit në Bruksel, Republikës së Kosovës nuk i solli asgjë, pos lëndim të sovranitetit, copëtim të territorit, shkatërrim të drejtësia, përçarje politike, përçarje mes shoqërive civile dhe përçarje mesë popullit që posedojnë mendime të ndryshme.

Republika e Kosovës çdo herë e dëgjueshme në tavolinën e Brukselit, duke bërë lëshime në çështjet madhore, me qëllim që ti afrohemi BE-së me shumë, mirëpo BE-ja i ka mbyllur dyert për qytetaret tanë dhe nuk ka asnjë lëvizje në ketë drejtim.

Përse çështjet madhore ti vëmë në tavolinë? A duhet çdo herë të sakrifikohemi ne apo ka ndonjë projekt që është duke u hartuar afatgjatë për Shqipërinë etnike nga Molla e  Kuqe deri në Çamëri, ku shqipja ti shtrij krahët nga i ka të bijtë e vetë, e ne nuk dimë asgjë, sepse drejtë Evropës assesi.

Pas marrëveshjes së fundit serbet dolën me disa deklarata se po afrohet koha e pajtimit me shqiptaret, ndërsa BE-ja e përkrahu dhe i duartrokiti këto deklarata të zyrtarëve serb, ku i konsideroj si të arritura të mëdha dhe një hapë me afër shtëpisë së madhe (BE-së), gjë që sipas tyre në vetëm duhet tu kërkojmë të falur atyre sepse s’kemi ditur të rrimë mirë para plumbit kur kemi qenë të prangosur apo e kemi lëvizur qafën para tehut të shpatës.

Ky është turpi i Evropës sepse edhe me herët marrëveshjet janë bërë në dëm të shqiptarëve siç është marrëveshja e ambasadorëve në Londër, kongresi i Berlinit, ku edhe u copëtua Shqipëria. Përse serbët janë me të mirë së ne për evropianët sepse janë me kombëtar dhe nuk lëvizin nga parimet e veta apo së dinë të bëjnë politikë si burrështetas,  cila është e vërteta këtu?

Duhet të kemi vija të kuqe edhe në raport me bisedimet në Bruksel, kemi një Kushtetutë shumë të varfër po të paktën ta respektojmë atë ashtu siç është, e jo ta cungojmë me shumë. Serbet padyshim së duhet ti respektojmë si qytetar të Kosovës, por duhet ti respektojmë aq sa respektohen shqiptarët në Preshevë, në Maqedoni, në Mal të Zi duhet të respektohet parimi i reciprocitetit.

Kohëve të fundit duken sikur nuk janë vetvetja të gjithë liderët Shqiptar, çdo herë kur po bëhen patriot me deklaratat bombastike , në Brukseli po ju shtohet edhe një njollë  pavarësisë se Kosovës po njolloset sovranitetin me një nënshkrim.

Liderët tanë apo kërkojnë që të dukën si lider kryesor të vendeve ballkanike apo dëshirojnë ta fitojnë çmimin Nobel për paqe sikur të Laureatit Afrikanë Nelson Mandelës, i cili tërë jetën e tij ja kushtojë vendit të tij, ku e tërë jeta tij ishe shkuar i mbyllur nëpër kafaze të egërsirave, por edhe një pjesë të jetës e kaloi nëpër burgje, e liderët shqiptar mund të fitojnë  titullin e Esat Pashës Tradhtar te Shqypnis.

Liderët tanë po e harrojnë fuqinë e popullit, edhe pse jemi popull i urtë nuk jemi edhe të çmendur, dimë ti dallojmë dritën dhe terrin, të bardhën dhe të zezën, shembull mund të marrim ujin, është shumë i butë por fuqia e tij shembë edhe shkëmbinjtë me të mëdhenj.

“Sami Frashëri ka thënë : Gjithsecili është i detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim, nuk është për t’u qortuar edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet, por s’ka poshtërsi më të madhe se të vësh atdheun në rrezik për interesa personale”

Lajme të ngjashme

Back to top button