Hapet Kuvendi përsëri për vizitë nga qytetarët

Kuvendi përsëri do të jetë i hapur që ta vizitojnë qytetarët, të cilët çdo të premte të fundit të muajit, do të mundet ta vizitojnë, njoftojnë nga shërbimi informative i Kuvendit.

Nga atje shtojnë se për shkak të punimeve ndërtimtare në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vizitat për një kohë kanë qenë të ndaluara, ndërkaq tani përsëri hapet mundësia që qytetarët ta shikojnë brendinë e ndërtesës.

Vizitorët do të kenë mundësi që ta vizitojnë edhe pjesën ceremoniale të Kuvendit dhe të marrin përgjigje për pyetjet e tyre, shtojnë nga shërbimi informativ, transmeton Makfax.

Lajme të ngjashme

Back to top button