Papa Françesku jep alarmin: Rrezikojmë Luftën e Tretë Botërore

Mijëra njerëz e priten Papa Françeskun në Kubë, në vizitën e tij të parë në vendin komunist. Por përpara se të mbërrinte në Kubë, Papa edhe një herë alarmin se bota rrezikon Luftën e Tretë Botërore.

“Sot bota është e etur për paqe. Ka shumë luftëra nëpër botë, me njerëz që ikin nga vdekja. Duket sikur jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”’, theksoi Papa.

Papa Françesku ka folur edhe më parë me shqetësim për një klimë të tillë, për shkak të konfliktit të zgjatur në Lindjen e Mesme. Ai do të qëndrojë 4 ditë në Kubë, e më pas do të vijojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.   Ai u prit në aeroportin e Havanës nga Presidenti Raul Kastro. Kjo është vizita e parë e tij në të dy vendet armike të betuara të njëra – tjetrës, por që po bëjnë hapa të rëndësishëm dialogu mes tyre. Papa tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë një shembull pajtimi për të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button