Disa njerëz thjeshtë nuk dinë të vozisin (VIDEO)

Një baba në Brampton, Ontario, i cili po nxitonte t’i dërgoj fëmijët e tij në shkollë, me sa duket ka nevojë për të marrë mësime vozitjeje, raporton Huffingtonpost, transmeton Portalb.

Babai, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, vendosi të shpejtojë veturën e tij “Nissan SUV” përmes një parkingu për të shmangur pritjen në të kuqen e semaforit. Parkingu në fjalë, është me sa duket një vend i njohur për të mos u ndalur në të kuqen.Por nuk ia doli mbanë! Ai goditi dy shtylla betoni dhe përfundoi në ajër me SUV-in besnik.

As shoferi dhe as të dy fëmijët e tij nuk u plagosën nga rasti, gjatë së cilit qe e nevojshme tërheqja e SUV-it nga pozita e pasigurt, me një kamion të veçantë. Megjithatë fëmijët u vonuan për në shkollë./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button