AUV: Uji për pije në Strugë është i ndotur, Proaqua demanton

Uji për pije në Strugë është i ndaluar. Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari, dje ka sjellë vendim për ndalesë të përdorimit të ujit nga ujësjellësi i Strugës, sepse në të është gjetur “Esherija koli” dhe tjera bakterie me prejardhje fekale.

Nga ndërmarrja publike “Proaqua”, për Telma janë deklaruar se shkaku i ndotjes, është se ndërmarrja ka disa ditë që nuk ka pasur mjaftueshëm klor për ta pastruar ujin, për këtë arsye uji është kloruar me masë më të vogël të klorit, e cila nuk i ka shkatërruar të gjitha bakteriet patogjene.

Këtë informatë, mediumet e kanë marrë vesh nga burimet e veta, nuk është lajmëruar publikisht, ose asnjë institucion nuk i ka lajmëruar banorët e Strugës për rrezikun e ujit nga ujësjellësi.

Nga ana tjetër, është publikuar edhe një deklaratë tjetër e dhënë nga “Proakua”, ku thonë se uji është i pastër dhe i sigurt për pije.

“Ka ndoshta një dezinformim të qëllimshëm siç ishte rasti edhe i shkrimeve se uji në disa vende të Ballkanit nuk është i preferuar për pije. Ka pasur një problematikë me ujin e disa fshatrave të Strugës, sisteme të cilat nuk i menaxhon “Proaqua”, ndërsa uji në qytet i plotëson të gjitha standardet. Me keqardhje konstatojmë se këto informacione janë të vjetruara dhe jo të bazuara “, thonë “Proaqua”, në një deklaratë për Drini.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button