”Njeriu brenda makinerisë”, dokumentar i ri mbi jetën e Steve Jobs
Steve Jobs: “The Man in the Machine”, “Njeriu brenda makinerisë” është dokumentari i ri mbi jetën, karrierën dhe trashëgiminë e themeluesit të kompanisë “Apple”. Alex Gibney, regjisori i filmit, fitues i çmimit Oskar, i cili ka bërë edhe filma të tjerë për Kishën e Shentologjisë dhe Wikileaks tha se ai e zgjodhi Jobs si subjekt për shkak të kontradiktave që mbart figura e tij. “Prej suksesit të tij njerëzit mendonin: Duhet të imitojnë cdo gjë që ka bërë. Shpresoj që jo, ne duhet të imitojmë disa gjëra, por jo shumë”.
Filmi nis me reagimin e njerëzve pas vdekjes së Steve Jobs në vitin 2011, vazhdon me pasionet e tij dhe me atë që disa e quajnë lakmi. Inxhinieri që e ndihmoi të krijonte MAC, Bob Belleville shihet i dërrmuar kur përshkruan sa u plagos jeta e tij personale, ndërsa vajza e Jobs e përshkruan të atin si të largët dhe aspak bujar, transmeton TvKlan.
Filmi, që përfshin intervista me ish – nëpunësit e “Apple” dhe intervista të arkivuara të Jobs nuk mori miratimin e Kompanisë. Vlerësimet për të kanë qenë të ndryshme, disa e cilësuan si “Manifesti i Urryesit të Apple”, ndërsa të tjerë si korrigjuesi gozhdues i mitit që Jobs u përpoq të propagandonte.