Cila sasi e rënies së flokëve mund të konsiderohet normale?

Humbja e flokëve është vërtet diçka e tmerrshme dhe janë të shumta femrat që jetojnë përditë me këtë frikë. Dhe si të mos jenë të frikësuara kur në fund të dushit përballen me një top qimesh apo kur kalojnë gishtat në flokë, gjithmonë u mbeten disa fije në dorë.

Por Elizabeth Cunnane Philips, epksperte e flokëve në një klinikë në Nju Jork, në një interviste për Byrdie, ështe shprehur se pjesa më e madhe e njerëzve humbin 80-100 fije floku në ditë.

Sipas saj, ky 10% i flokëve tuaj është në gjendje rënieje për t’i lënë vendin fijeve të reja, ndaj kjo normë rënieje është normale. “Mund të ketë variacione edhe në varësi të stinës në të cilën ndodhemi,” shprehet ajo. “Nëse nuk shihni ulje të rënies deri në 8 javë, atëherë është momënti që të filloni investigimin.” Shkak për rënien e tepërt mund të jetë mungesa e hekurit në organizëm, niveli i stresit, problemet e tiroidës,ndryshimi i niveleve të hormoneve, ushqim i varfër pa proteina, dëmtimi nga kimikatet e nxehtësia etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button