Janë dhënë 1,792 vërtetime të reja për qëllimin për parashtrim të kërkesës për azil

Ministria e Punëve të Brendëshme në 24 orët e fundit i’u dha vërtetime për qëllimin të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil gjithsej 1.792 shtetasve të huaj.

Prej tyre 1.101 janë meshkuj, 262 janë femra, 364 janë fëmijë të cilët shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe edhe 65 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt  janë shtetasit e Sirisë – 1.355, Afganistanit – 279, Irakut – 100, Irani – 25, Pakistani – 16, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël, njofoti MPB.

Në periudhën prej 19 qershorit deri më sot janë dhënë vërtetime gjithsej 85.064 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 56.735 janë meshkuj, 11.579 femra, 14.167 janë fëmijë që e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 2.583 fëmijë që udhëtojnë pa prindër të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.

Sipas shtetësisë të personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt  janë shtetasit e Sirisë – 67 543, pastaj Afganistani – 6587, Iraku – 3.994, Pakistani – 2.514 Palestina – 919, Somalia -623, Bangladeshi – 570, Kongo – 357, Irani – 348, Nigeria – 221, Kameruni – 164, Eritrea – 163, Etiopia – 126, Sudani – 109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen të të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës të azilit.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot  deri te Sektori për azil janë parashtruar 49 kërkesa për njohjen e së drejtës të azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht. Prej tyre, 36 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë  prindin nga dy kërkesa nga shtetasit e Marokut, Algjerit dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Back to top button