Tradhtia, si e përjetojnë meshkujt e si femrat?

Sipas hulumtimeve, femrat kanë më shumë gjasa të falin tradhtinë partnerit të tyre se meshkujt.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Psychological Science. Si arritën shkencëtarët në këtë konkluzion? 500 çifteve ua shpërndanë disa pyetësorë, në lidhje me tradhtinë në çift, dhe kuptuan që arsyet për të cilën femrat dhe meshkujt janë të shqetësuar nga aventurat e seksit të kundërt janë shumë të ndryshme.

Sipas studimit, femrave nuk i pengon aq shumë fakti qe partneri i tyre ka bërë seks me një femër tjetër, por i shqetëson fakti që mund të ketë një lidhje emocionale me femrën tjetër, gjë që mund ta mbyllë lidhjen me to.

Meshkujt, përkundrazi, nuk mendohen tek implikimi emocional të cilin mund ta ketë partnerja tyre me një person tjetër, por i shqetëson fakti që mund të ketë raporte seksuale me meshkuj të tjerë. Hulumtimi tregon që mbi 75% e femrave do i jepnin një mundësi të dytë partnerit në qoftë se ky do i tradhton. Meshkujt, surprizë ose jo, nuk besojnë në mundësinë e dytë, thonë që në qoftë se partnerja i tradhtoi një herë do e bëj dhe herën e dytë dhe të tretë (vetëm 23% nga meshkujt e pyetur u përgjigjën që do i falnin një aventurë partneres).

Lajme të ngjashme

Back to top button