MPB: Do të dërgojë inspektorë në Shqipëri për ti marrë ikonat

Një grupi I ekspertëve të policisë maqedonase do të udhëtojë për në shtetin shqipëtarë për të ndihmuar në përcaktimin e origjinës së ikonave të cilat policia shqipëtare i ka konfiskuar në Tiranë, njoftoi sot zëdhënësi I Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivo Kotevski.

Siç sqaroi ai, policia shqipëtare deri më tani dyshon se vetëm tre ikona nga gjithësej 1.077 të konfiskuara janë me prejardhje nga maqedonia.Policia Maqedonase deri më tani nëpërmjet interpolit ka kërkuar 113 ikona të cilat në mënyra të ndryshme janë vjedhur dhe larguar nga shteti.

Mbrëmë, në Tiranë, policia e Shqipërisë ka konfiskuar 1.077 ikona të cilat I përkasin periudhës prej shekullit 15 deri shekullin 20, ndërsa janë arrestuar dy shtetas shqipëtarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button