Revoltohet Fevziu: Mua nuk ma ngre njeri dot zërin!

Blendi Fevziu, krenar për çfarë ka realizuar ndër vite në emisionin e tij, ka ngritur zërin dje ndaj të gjithë pakënaqësive, duke bërë me dije se ai nuk frikësohet nga askush. Teksa ka qënë në një lidhje telefonike me ministrin Tahiri, ai i ka bërë me dije se ndër këto 20 vite ka denoncuar dhe nuk ka bërë kompromise me askënd.

Në emisionin “Opinion” të ditës së djeshme, Blendi Fevziu, ndërsa ka qenë duke folur në një bashkëbisedim telefonik me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është shprehur se ai ka qenë parimor.

“Mua nuk ma ngre dot njeri zërin dhe të më thotë se çfarë teme duhet të bëj në emisionin tim. As gazetarëve të tjerë. Unë s’kam frikë nga askush, kam 20 vite që denoncoj çdo gjë dhe nuk bëj kompromise me askënd. Edhe ata të fortët që janë në parlament i kam denoncuar”, ka thënë Fevziu.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Bravo fevziu
    Mos ha presjonet e ktyre mashtrusve kto jan krimin
    Kto e moren shqiperin ne dite te vdekjes
    Dhe tani as me vdek si le ky bisha edi

  2. Kam nje respekt te vecante per bledin po e pane dhe e degjuan populli shqiptar se cfar ministri kan nje kriminel I veshur me pushtet mjer ky popull

Back to top button