Norvegjia do të dhurojë 7.3 milion euro për Maqedoninë dhe Serbinë për krizën me emigrantët

Norvegjia do të dhurojë 7.3 milion euro për Maqedoninë dhe Serbinë që ti ndihmojë që të ballafaqohen me numrin e rritur të emigrantëve, tha ministri i punëve të jashtme ë Norvegjisë Borge Brande.

Brandë ka deklaruar se gjysma e të hollave do ti jepen Serbisë si shpërblim për sistemin e pranimit të emigrantëve në prag të dimrit, derisa pjesa tjetër për asistime në raste urgjente ën Serbi dhe Maqedoni.

Brande e ka lavdëruar Serbinë për përpjekjet e bëra dhe për zemërgjerësinë e qeverisë dhe qytetarëve që e kanë treguar me emigrantët edhe përkundër situatës aktuale ekonomike në këtë vend.

Sipas qeverisë norvegjeze, mjetet Maqedonisë dhe Serbisë do ti ndahen nëpërmjet Organizatave humanitare pranë OKB-së siç është Kryqi i Kuq.

Lajme të ngjashme

Back to top button