Klub i madh është Real Madridi, fton refugjatët sirian (Video)

Tre refugjatët sirianë që u bënë të famshëm pas goditjes nga kameramanja hungareze, Petra janë ftuar në Santiago Bernabeu.

Uosama, Zied dhe Mohammad janë pritur në muzeun e Realit nga presidenti Florentino Perez, të cilët thonë se tashmë u është plotësuar ëndrra e tyre. “Ëndrra është bërë realitet. Unë e dua Real Madridin. Kjo është skuadra ime dhe e tërë familjes. Jam shumë i lumtur me mikpritjen që më është bërë nga presidenti. Në Siri ne ëndërrojmë të shohim Realin dhe tashmë kjo është bërë realitet. Jam shumë i lumtur”, tha Uosama për faqen zyrtare të Realit.

Kujtojmë se të tre Uosama, Zied dhe Mohammad janë ftuar dhe do të përcjellin ndeshjen e ardhshme të Realit kundër Granadas në Santiago Bernabeu.

 

Perez dhe fëmiju sirian
Perez dhe fëmiju sirian

Here is how Uosama, Zied and Mohammad, symbols of the Syrian refugee crisis, fulfilled their Madridista dream 󾬖⚽Así…

Posted by Real Madrid C.F. on 2015-09-18

Lajme të ngjashme

Back to top button