Kroacia vendos mbylljen e vendkalimeve kufitare me Serbinë

Me vendim të Ministrisë për Punë të Brendshme të Kroacisë, vendkalimet kufitare Tovarnik, Ilok, Ilok2, Principovac, Principovac2, Batina dhe Erdut, që gjenden në kufi me Republikën e Serbisë janë mbyllur, raporton Anadolu Agency (AA).

Meqë deri në orën 22:00 të mbrëmjes së kaluar, në territorin e Kroacisë në bazë të të dhënave të Ministrisë për Punë të Brendshme kanë hyrë 11.003 refugjatë, Kroacia ka vendosur për të mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë, për të zvogëluar ose ndaluar hyrjen e refugjatëve.

Pasi që nuk është krijuar një korridor në drejtim të shteteve të Evropës perëndimore, dhe pasi që Sllovenia mbylli kufijtë e saj për hyrje të kontingjentit të parë të refugjatëve nga Kroacia, 150 prej tyre, kjo e fundit vendosi për të mbyllur kufijtë e saj për shkak të kapaciteteve të kufizuara për pranimin e refugjatëve.

Kjo masë në mënyrë indirekte sot është njoftuar nga anëtarët e qeverisë së kryesuar nga kryeministri, Zoran Milanoviç.

Deri kur do të qëndrojë i mbyllur kufiri me Serbinë do të konfirmohet sot, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button