Përgjimi i shndërroi në robër elitat politike, kurse barazia mbeti peng!

A e dini se përgjimin si punë e shëmtuar, të zgjedhurit e popullit më vitin 2010-të e ligjësuan . Por si ?

VMRO-DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin dhe akrabanë e tij, atëherë shef i policisë sekrete Sasho Mijallkov, realizuan planin për furnizim me teknologjinë moderne izraelite për përgjim në vitin 2007/08, me shumë marramendëse të milionave të eurove dhe pastaj instrumentalizuan deputetët.

Më vitin 2010-të ,nga ana e Ministrisë për Transport dhe Lidhje në fakt me propozim të qeverisë, u procedua Propozim-Ligji për ndryshimin dhe plotësime të ligjit për komunikime elektronike.

Ligji i posaçëm për ndjekjen e komunikimeve në mënyrë të saktësuar definon se në cilat raste mund të bëhet përgjim nga organi shtetërore, pra janë të numëruara në mënyrë taksative si gjithkund në botë, në cilat raste, dhe sa kohë, me arsyetim të zgjeruar dhe ekskluzivisht me vendim të gjykatës.

Por ky ligj u mjegullua nga konjukturat e rrjetit kriminal të partisë VMRO-DPMNE ,duke propozuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për komunikime elektronike (“Gazeta Zyrtare nr.83 nga 23.06 2010-të), të cilin deputetët e miratuan dhe përgjimi u ligjësua duke u keqpërdorë në skajshmëri. Por SI?

Përpos shumë plotësimeve dhe ndryshimeve skandali qëndron se në nenin 4 u shtuan u plotësuan PIKA -47,48.

Në pikën “47” u përcaktua se- organ i autorizuar për ndjekjen e komunikimeve është Ministria e Punëve të Brendshme, e cila merr masa dhe aktivitete për zbatimin e masës për ndjekje të komunikimeve dhe ka qasje të përhershme dhe të drejtpërdrejtë te rrjetet e komunikimeve elektronike dhe objekteve të operatorëve të rrjeteve publike të komunikimeve dhe dhënësve të shërbimeve publike të komunikimeve. Kurse pika “48”, lejon dhe përcakton mundësinë teknike të konektimit të shërbimit sekret.

Pra me këtë iu mundësua Drejtorisë së Pestë dhe Sasho Mijallkovit , me atë teknologji moderne dhe të sofistikuar, cilin të dëshirojë, kur të dëshirojë dhe sa kohë të dëshirojë me shtypje të një butoni të të përgjojë, edhe atë pa vendim të gjykatës. Kjo u bë stil menaxhimi për VMRO-në për të kontrolluar të gjithë ata që mendonin ndryshe dhe për të forcuar shantazhimin deri në skajshmëri.
Kështu ky përgjim arriti jo vetëm te veprat penale, por deri te bisedat private për “bythët e kalit të shemës”.

Miq të dashur, kjo është lajthitja, por deputetët e shumicës , ata të VMRO-DPMNE-së e votuan bile me thjeshtësinë më të madhe e arsyetonin, ata të opozitës të LSDM-së ashpër e kritikuan, kurse deputetët shqiptarë heshtën në skajshmëri.

E pra ne votojmë të zgjedhurit tonë që të na përfaqësojnë, por edhe t’ia mundësojnë dikujt që edhe të na përgjojë.

Të dashur miq, këta deputet shqiptarë në përbërjen e atëhershme a thua vallë e kanë lexuar këtë propozim ligj, apo nuk e kanë lexuar që se hapën gojën, pra nuk arsyetohen as se nuk e kanë lexuar sepse është dashur ta lexojnë as nëse nuk e kanë kuptuar sepse është dashur ta kuptojnë.

Qytetarë të dashur, atëherë deputetët e BDI-së që kanë qenë në sallë në atë seancë, janë shtatë deputet të cilët për çudi sipas stenogramit dhe listingut as nuk diskutuan as nuk kundërshtuan, ndërsa ata të shtatë deputetët votuan PËR.

Këta vota Për, thyen të drejtat tona themelore, privatësinë tonë , ndihmuan shantazhimin e elitave politike nga Sasho Mijallkov dhe barazia e shqiptarëve akoma nuk mund të prosperojë, sepse barazia jonë është peng e shantazhimit për shkak të zhytjes në krime të ndryshme të politikanëve tonë.

Ky përgjim më së shumti për pro pagim, i shkoi për shtati kalit të shemës për reklamimin e pedigresë së gjerësisë së bythëve të tij!

Lajme të ngjashme

Back to top button