Kongres ndërkombëtar për “Arsimin dhe globalizimin” në Ohër

Fakulteti Pedagogjik “Sh.Klimenti i Ohrit” ­ Shkup, në bashkëpunim me Fakultetin Pedagogjik nga Universiteti i Thrakisë në Edrene ­ Turqi, Fakultetin pedagogjik nga Universiteti i Thrakisë në Zagorë të Vjetër, Bullgari dhe Fakultetin mësimdhënës nga Universiteti në Zagreb ­ Kroaci, organizon Kongres ndërkombtar të arsimit me temë “Arsimi dhe globalizimi” në Ohër. Pjesëmarrësve në Kongresin e dhjetë do t’u drejtohet rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Velimir Stojkovski.

Në suaza të Kongresit të dielën në Shkup do të mbahet Konferencë ndërkombëtare shkencore nga fusha e arsimit fizik në temën “Bazat e shkrimit motorik në zhvillimin e hershëm fëmijëror”.

Në konferencë do të marrin pjesë punonjës shkencorë nga Evropa dhe Azia, mes të cilëve ka edhe akademikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button