Moti sot në Maqedoni

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe mjaft i nxehtë, me vranësira të vogla në rajonaet malore dhe me erë të dobët të ndryshueshme.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 17 gradë, ndërsa e ditës prej 29 deri 35 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 15, ndërsa e ditës do të ngrihet deri në 33 gradë. Deri në fund të javës punuese, rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore, për ç’shkak do të kemi mot mjaft të ngrohtë gjatë kësaj pjese të vitit.

Në ditët e funjavës temperaturat ngadalë do të bien, ndërsa prej të dielës pasdite me vranësira të shtuara do të kemi edhe reshje të shiut dhe dukuri të destabilitetit me bubullima të rralla, kryesisht në jug të vendit. Reshje të kohëpaskohshme të shiut do të ketë edhe në natën drejt të hënës dhe gjatë ditës.

UV­indeksi të shtunën do të ketë vlerën 6.

Lajme të ngjashme

Back to top button