Erdogan: Po mundohen të përçajnë popullin tonë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare mbi Avokatinë e Popullit në lidhje me krizën në Mesxhid-i Aksa-së tha se: “Janë të papranueshme zbatimet e ushtarëve dhe policisë izraelite ndaj Mesxhid-it Aksa e cila pranohet nga tre fetë abrahamike si vende të shenjta. Është e pa-pranueshme të thyesh xhamat dhe dyert, të hedhësh nëpër tokë librin tonë të shenjtë e ti djegësh ato. Teksa Turqia këtu ruan, madje ndërton vendet e shenjta të besimeve të ndryshme, është një gjë shumë shqetësuese dhe serioze për ne të përballemi me këto lloj aktesh. Kam shqetësimin se kjo do të nxisë edhe disa zhvillime negative globale” raporton Anadolu Agency (AA).

– “Problematika në Siri, është problematika e brutalitetit të regjimit ndaj popullit”-

Erdoğan ka vënë në dukje se problematika në Siri është problemi i brutalitetit të regjimit ndaj popullit dhe sipas tij vërejtja e këtyre çështjeve si llogari politike nga forcat balancuese ndërkombëtare “të bëjnë që të thahet shpirti. Vëreni ende disa vende dërgojnë avionë në Siri,”.

– “Zgjidhja nuk kalon përmes mureve dhe telave me gjemba”-

Presidenti Erdoğan, tha se: “Në rradhë të parë miqtë tanë në Europë duhet të jenë të sigurtë nga kjo se qëllimi përfundimtarë i njerëzve që mbërrijnë në kufijtë e tyre nuk janë vendet e tyre. Ne këtë e shikojmë. Faktikisht këto njerëz duan që të kthehen në vendet e tyre në atdheun e tyre, të cilat ndodhen në një situatë të pa mundësisë për të jetuar. Zgjidhja e problematikës së refugjatëve nuk kalon përmes vendosjes së mureve, telave me gjemba dhe duke i mbyllur dyert ndaj këtyre njerëzve. Zgjidhja e vërtetë është ndalimi sa më shpejt i konflikteve në vendet e tyre dhe të sigurohet për vendosjen e një qeveria e cila do të dëgjojë zërin dhe kërkesat e popullit”.

– ” E bëjnë për të përçarë popullin tonë”-

Erdoğan duke pyetur “kush janë ata që i japin armë kaq të fuqishme terroristëve, terrorizmit? Kush janë këto mbështetës?- u shpreh se “Nga brenda, nga jashtë, këto mbështetje vijnë nga një vend. Ta dini se këto mbështetje nuk vijnë nga brenda këtij vendi por nga jashtë. Edhe ato që e kryejnë këtë e bëjnë sepse duan të ndajnë vendin tonë të bukur dhe të përçajnë popullin tonë”

– “Po përpiqen të vendosin kundër njëri-tjetrit popullin tonë”-

Presidenti Erdoğan, duke theksuar se “të ashtuquajturit politikanë të cilët nuk turpërohen të qëndrojnë në të njëjtin drejtim me organizatën terroriste, të ashtuquajturit anëtarë të medias apo të ashtuquajturit organizata të shoqërisë civile po punojnë që të vendosin kundër njëri-tjetrit popullin tonë”, tha se: “Qëllimi i vetëm i akteve të kryera, i deklaratave publike, titujve kryesorë, shkrimet në këndin e opinioneve dhe manipulimeve të pa ndërprera në median sociale është krijimin i një baze të një konflikti social në Turqi. I drejtohem jo vetëm vendit dhe popullit tim por të gjithë botës, çfarë do të përfitoni të ndani Turqinë, të përçani këtë popull?”

– “Nuk do ta pengojnë lëvizjen tonë për demokraci të përparuar”-

Duke vënë në dukje se Turqia nuk është një vend që drejtohet me regjim autokratik, përkundrazi është një vend që ka përqafuar demokracinë Erdoğan u shpreh se: “Duhet të dini veçanërisht se në këtë vend ka qytetarë që votojnë të kërcënuar me armë. Përfaqësuesit e OSBE-së duhet ta vërejnë këtë dhe raportet e tyre, duhet ti përgatisin sipas kësaj. Me këto raporte të cila injorojnë këtë nuk do të mund ta ndalojnë asnjëherë lëvizjen tonë për demokraci të përparuar, edhe këtë duhet ta dinë”.

– “Kanë mësuar përmendësh rolet në skenarin e tradhtisë”-

Erdoğan ka vënë në dukje se “Me një operacion të vogël kundër organizatës terroriste e ngrenë botën në këmbë. Janë në një përpjekje të madhe për të shfaqur pamje të detajuara në qoshet e rrugëve për t’ia paraqitur publikut si pamje në Siri, Egjipt apo Libi. Përpiqen që të pafajshmit e vrarë nga organizata terroriste t’ia ngarkojnë forcave të sigurisë”. Ai ndër të tjera u shpreh më tej se: “Jetët e rrënuara të qytetarëve tanë si pasojë e akteve të organizatës terroriste të cilat kanë si objektiv sëbashku me qytetarët edhe të gjithë vendin tonë tregojnë si shkaktarë shtetin, qeverinë dhe personalitetin tim. Si organizata terroriste, politikanët dhe media e saj i kanë mësuar përmendësh rolet e tyre në këtë skenar të tradhtisë, në çdo mundësi dhe në çdo mjedis e paraqesin këtë”.

– “Turqia do të vazhdojë të ecë drejtë me kokën lart, me shtetin dhe popullin e saj”-

Presidenti Erdoğan ka vazhduar më tej: “Por ky atdhe, ky popull janë të përjetshëm. Turqia do të vazhdojë të ecë drejtë me kokën lart, me shtetin dhe popullin e saj. Të gjithë ata që kanë qenë kundra dhe kanë kryer çdo poshtërsi ndaj këtij vendi janë asgjësuar, kanë ikur. Edhe ato që rendin pas të njëjtës gjë do të kenë fatin e tyre të ngjashëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button