Ministri Ademi lëshoi në përdorim sallën e sportit në Likovë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e sallës së re të sportit në SH.F.K “Dituria” në fshatin Likovë – Komuna e Likovës.

Investimi në arsim mbetet prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, theksoi në këtë rast ministri Ademi, duke shtuar se investimet në këtë komunë dhe komunat tjera do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Sot jemi këtu në Likovë që të lëshojmë në përdorim këtë sallë të sportit ndërsa shumë shpejt do ta inaugurojmë edhe sallën e dytë që është në kuadër të shkollës së mesme “Ismet Jashari”. Ne nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera në të gjitha vendbanimet shqiptare, sepse prioritet i MASH-it, përkatësisht Qeverisë së RM-së mbetet investimi në arsim”, tha ministri Ademi.

Ai më the të gjithë nxënësve, stafit të shkollës dhe banorëve ua uroi hapjen e sallës së re. Ky projekt u realizua në bashkëpunim në mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Likovës, ndërsa kap vlerën prej 24 milion denarë me hapësirë prej 650 m2.

Lajme të ngjashme

Back to top button