Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me i ngrohtë. Pasdite në pjesët veriperëndimore do të ketë paraqitje të vranësirave të vogla në të mesme.

Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 17, ndërsa e ditës prej 27 deri 33 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me temperaturë të mëngjesit deri 14 gradë dhe atë të ditës deri 32 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë tendencë të ngritjes të premten ku pritet të lëvizin në interval prej 30 deri 35 gradë Celsius. Rënie e dobët e temperaturës do të fillojë nga fundjava, ndërsa nga e diela pasdite do të ketë reshje të shiut me bubullima.

Uv indeksi deri të shtunën do të ketë vlerën 6.

Lajme të ngjashme

Back to top button