Miss Kosova i pengon Rusisë, reagon Vuthaj

Agnesa Vuthaj njëra prej femrave më të bukura në vendin tonë nuk ndalet duke ia dhënë veten fushës së modelingut.

Që nga koha kur Agnesa fitoi titullin e më të bukurës në vend, nuk i është larguar kësaj sfere duke qenë pjesë e shumë organizimeve dhe evenimenteve të bukurisë, ku me shumë përkushtim, jep kontributin e saj për të ndihmuar vajzat tona në ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e pasarelave të ndryshme brenda dhe jashtë kufijve tanë.

Organizimi i fundit që është bërë nën drejtimin e bukuroshes Vuthaj është ai i cili Mirjeta Shalën po e çon drejt garës së madhe në ‘Miss Univers’, eveniment ky i cili do të mbahet në Rusi.

E ndonëse emri i shtetit më të ri në Evropë përfaqësohet nga Mirjeta, kjo e fundit sipas Agnesës nuk ka gjetur mirëkuptimin e organeve kompetente, gjë që ndodh shumë shpesh në këso organizime.

“Jemi vet dhe pa mbështetje nga organet kompetente. Në të shumtën e herëve nuk kemi mbështetje dhe ndodh shumë rrallë që të hasim në mirëkuptim. Por, për hir të dashurisë dhe pasionit do të vazhdojmë ta përfaqësojmë Kosovën, por edhe t’u ndihmojmë aq sa mundemi vajzave tona për ta realizuar ëndrrën e tyre për të qenë pjesë spektakleve të tilla. E pse jo, ndoshta edhe t’i hapen rrugët për të bërë karrierë edhe jashtë vendit tonë.”, ka thënë Agnesa në fillim të bisedës për gazetën Tribuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button