Trajnimi për TIK i Financuar nga USAID-i Feston 93% Shkallë të Punësimit të të Diplomuarve

Sot, në bashkëpunim me Këshillin Lokal Ekonomiko Social (KLES) të Qytetit të Shkupit dhe Qytetin e Shkupit, Projekti i USAID-it Rrjeti Rinor për Fitimin e Shkathtësive për Punësim (JES Rrjeti) ndau çertifikata për pjesëmarrësit në një kurs për shkathtësi teknike të avancuara.

Biznese nga disa fusha ndihmuan që të dizajnohet trajnimi në fushat në vazhdim: zhvillimi i ueb aplikacioneve, modelim dhe 3D animacion, dhe dizajn grafik dhe ueb dizajn. Si rezultat i kursit, të gjithë pesëmbëdhjetë pjesëmarrësit morrën përvojë të drejtpërdrejtë gjatë punës praktike në kompani të zgjedhura, dhe 93% e tyre siguruan punësim në bazë të shkathtësive të tyre të reja të fituara.

Në hapje të ceremonisë, Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Stejn theksoi, “Qëllimi ishte të ndihmohet në paisjen e bizneseve me një fuqi punëtore të mirë-trajnuar. Për shkak se biznese të vërteta ndihmuan të dizajnohet kursi, të diplomuarit i kishin pikërisht shkathtësitë e nevojshme për të punuar në këto kompani. Si rezultat, 93 përqind të atyre u ofrua punësim. Posaçërisht në mjedisin e tanishëm ekonomik, kjo është një nivel suksesi i jashtëzakonshëm!”

Industria po ritet me shpejtësi dhe pritet që do ti duhet ta zgjerojë fuqinë punëtore në të ardhmen e afërt. E megjithatë kompanitë nga sektori i TIK-së (Teknologjia e informacionit dhe komunikimit)  thonë se veç më e kanë të vështirë të gjejnë aplikues pune me shkathtësitë e nevojshme. Projekti i USAID-it JES Rrjeti, në bashkëpunim me Këshillin Lokal Ekonomiko Social (KLES) të Qytetit të Shkupit, organizoi këtë trajnim specifik për shkathtësi teknike të avancuara. Pas ceremonisë së çertifikimit, një panel diskutim më tej  hulumtoi zhvillimin e forcës punëtore për industrinë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button