U gjetën eshtra njerëzish

Disa eshtra të njerëzve të vendosur në një bidon të mbyllur janë gjetur në varrezat e fshatit Shupkovc të Mitrovicës. Një qytetar ka gjetur eshtrat e një personi, apo të më shumë personave në një varr, të cilin ai ishte duke e rinovuar.

Këtë rast e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, toger Avni Zahiti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ftuar ekspertët e Mjekësisë Ligjore nga Prishtina, të cilët do të bëjnë ekzaminimin e eshtrave të gjetur dhe do të konstatojnë se cilës periudhë i përkasin ata./Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button