Apple: Shitjet e iPhone 6S do të thyejne rekordin e vitit të shkuar

Smartfonët Apple iPhone po shijojnë një popullaritet të pa pare ndonjëherë, edhe pse modelet 6S dhe 6S Plus nuk sjellin ndonjë ndryshim drastik krahasuar me modelet e shkuara.

Ditën e sotme Apple tha se shpreson të shesë më shumë se 10 milion njësi që javën e parë të daljes në shitje. Nëse realizohet atëherë kjo do të rezultojë në thyerjen e rekordit të vitit të shkuar, transmeton PCW.

“Përshtypja e konsumatorëve ndaj iPhone 6S dhe 6S Plus ka qenë jashtzakonisht positive dhe porositë që nga prezantimi kanë qenë shumë të larta në të gjithë botën”, tha Apple për televizionin amerikan CNBC. “Kemi ritmin e duhur për të thyer rekordin e 10 milion njësive të shitura javën e parë të debutimit shënuar vitin e shkuar kur iPhone të dale në shitje në 25 Shtator.”

Apple po bazon pritshmëritë e saj në porositë e dërguar gjer më sot të cilat kanë filluar mbrëmjen e të Premtes. Vitin e shkuar Apple njoftoi se srenda 24 orëve kishte marrë 4 milion porosi por këtë vit nuk kemi asnjë statistikë të tillë. Ngelet i paqartë impakti i fundjavës.

Lajme të ngjashme

Back to top button