Gjatë vikendit, 26 aksidente në Shkup

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 26 aksidente komunikacioni.

Të premten, më 11 shtator, është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente komunikacioni. Prej tyre, shtatë janë me pasoja dëme materiale dhe dy me pasojë lëndime të lehta në të cilat lehtë janë lënduar një shofer i një automjeti motorik dhe një çiklist.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Të shtunën më 12 shtator, është kryer ekspertizës në gjithsej nëntë aksidente komunikacioni. Prej tyte, tre janë me pasojë dëme materiale dhe katër me pasoja lëndime të lehta trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një shofer i një automjeti motorik, një bashkëudhëtar, një këmbësor dhe një shofer i mopedit.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë një këmbësor një shofer i mopedit.

Dje është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente të komunikacionit. Prej tyre katër janë me pasojë dëme materiale dhe dy me pasojë lëndime të lehta trupore në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë shoferi i një automjeti motorik, tre bashkudhëtarë dhe një motoçiklist.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilën lëndime të rënda trupore kanë marrë dy bashkudhëtarë.

Gjatë tre ditëve të fundit , nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 34 shoferë  të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkooli të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, 32 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, 16 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit të komunikacionit në udhëkryqe dhe pesë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësoreve në vendkalime për këmbësor. Janë ndërmarrë edhe 13 masa për shkelje të cilat shpesh i shkaktojnë shoferët e biçikletave, motorëve, mopedëve dhe motoçikletave.

Me ndihmën e automjetit special policor gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 87 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button