CIVIL: Kohë e vjedhur nga qytetarët dhe nga ardhmëria e tyre

“Prokurori publik special është një ndër pikat më të rëndësishme rreth të cilave ranë dakort katër partitë politike më të mëdha në Republikën e Maqedonisë, me ndërmjetësim të diplomatëve ndërkombëtarë më 2 Qershor, i precizuar më 15 Korrik. Një ditë para mbarimit të afatit për të arritur marrëveshje për zgjedhje të prokurorit special, qartas, nuk ka progres.

Ne, CIVIL – Qendra për Liri kërkon progres të menjëhershëm të negociatave dhe respektim të afateve të parapara me marrëveshjen politike. Kërkojmë ajo “njëra nga partitë politike më të mëdhaja” më në fund ta pranoj marrëveshjen në favor të ardhmërisë të këtij vendi. Paraprakisht, ndërmjetësuesi ndërkombëtar z. Piter Van Houte deklaroi se “njëra nga partitë politike më të mëdhaja” nuk është duke e respektuar marrëveshjen.

Sjellja nga njëra nga partitë politike më të mëdhaja” është e papranueshme.

Opinioni nuk duhet shumë të mendohet që të bjerë në përfundim cila është ajo parti politike. Është e qartë se kryeministri Nikola Gruevski dhe partia politike e tij nuk e respektojnë marrëveshjen që nga fillimi.

Vendi veç më humbi tepër kohë për tejkalimin e njërës ndër sfidat më të mëdha që nga pavarësia nga federata Jugosllave në vitin 1991.

Ne, CIVIL – Qendra për Liri, edhe njëherë kërkojmë të vazhdohet afati përfundimtarë për mbajtjen e zgjedhjeve , të parapara për 24 Prill, 2016, sepse partitë në pushtet veç më i tejkaluan të gjitha afatet dhe e shkelën marrëveshjen. Partitë në pushtet janë duke e penguar procesin demokratik i cili duhet të shpie drejtë forcimin dhe depolitizimin e institucioneve dhe krijimit të kushteve për zgjedhje të lira.

Për këtë arsye, vendit tonë i duhet më tepër kohë për tu përgatitur për zgjedhje të lira, dhe para se gjithash, implementim të menjëhershëm të marrëveshjes politike.

Neve na duhet koha të cilën, nga çasti në çast, e vjedhin partitë në pushtet, në kampanjë të pandërprerë politike përmes keqpërdorimit të fuqisë dhe resurseve publike, presioneve, kërcënimeve dhe manipulimit mediatik. Ajo është kohë e vjedhur nga qytetar[e]ët dhe nga ardhmëria e tyre”, thuhet në reagimin e CIVIL.

Lajme të ngjashme

Back to top button