Disa pjesë të Qendrës dhe Gjorçe Petrovit nesër pa energji elektrike

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 10:30 nesër pa energji elektrike do të mbetet sheshi “Kryengritja e Karposhit” në komunën Qendër. Prej orës 10 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e locuar në rrugën “Boris Sarafov”, ish “4 Korriku” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Siç njofton QRMK­Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektrosistem.

Lajme të ngjashme

Back to top button