Moldavi, protesta për shkak të zhdukjes së 1,5 miliardë euro

Rreth 20,000 qytetarë të Moldavisë në ditën e tetë protestojnë në rrugët e qyteteve në të gjithë vendin duke kërkuar nga qeveria që të japë shpjegim për “zhdukjen” e 1,5 miliard eurove nga tri bankat moldave, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit në kryeqytetin moldav Chisinau kërkuan dorëheqjen e presidentit të vendit, prokurorit të shtetit dhe guvernatorit të bankave shtetërore. Duke vendosur më shumë se 50 tenda në sheshin e qytetit, qytetarët përmes altoparlantëve dhe parullave po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe formimin e partive të reja politike.

Protestat anti-qeveritare filluan më 6 shtator, kur në sheshin e kryeqytetit të vendit u mblodhën dhjetëra mijëra demonstrues.

Paratë nga bankat shtetërore të Kursimeve, etj, u “zhdukën” para zgjedhjeve parlamentare në nëntor të vitit të kaluar. Bankat janë vendosur nën administrimin e Bankës Kombëtare të Moldavisë në dhjetor, kurse humbja është mbuluar nga rezervat shtetërore.

Nuk është raportuar se ku kanë përfunduar paratë, kurse protestuesit thonë se do të mbesin para ndërtesave të institucioneve edhe në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button