Itali, shqiptari hero përleshet me grabitësit, i jepet leje qëndrimi (Video)

Një shqiptar është kthyer hero në Itali, për shkak se ka parandaluar një grabitje në një qendër tregtare në Villa di Briano të Napolit, njofton Gazeta Shqip.

Të gjitha mediat italiane kanë shkruar për aktin heroik të shqiptarit, i cili u bë publik nga policia e shteti fqinj vetëm pas arrestimit të bandës së grabitësve. Në pranga kanë rënë 5 persona, të cilët kishin terrorizuar rajonin e Kampanjas, duke kryer disa grabitje nëpër qendra të ndryshme tregtare.

Në momentet që banda ka qenë duke vepruar, shqiptari është përleshur me njërin prej anëtareve, i cili ishte edhe i armatosur. Pas këtij konfrontimi banda u largua duke e lënë në mes grabitjen.

Veprimi i shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë publik, është vlerësuar shumë nga autoritetet e rendit në Itali.  Prokurori i Napolit propozoi që shqiptarit pa letra t’i jepet një leje qëndrimi e jashtëzakonshme për shkak se rrezikoi jetën duke u përleshur me grabitësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button