Turqi, Davutoglu zgjidhet përsëri në krye të AK Parti

Kryeministri aktual dhe njëkohësisht Deputet i qytetit të Konya-s, Ahmet Davutoğlu është zgjedhur përsëri si Kryetar i AK Partisë, duke marrë të gjitha votat e vlefshme të delegatëve, 1.353 vota, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kongresin e pestë të madh të kësaj partie të organizuar në Pallatin e Sportit Ankara Arena përfundoi votimi për kryetar të AK Partisë.

Kryetari i Këshillit të Asmablesë, Bekir Bozdağ deklaroi se nga njëmijë e 445 delegatë njëmijë e 360 votuan. dhe se nga këto vota njëmijë e 353 ishin të vlefshme, ndërsa 7 vota dolën të pavlefshme. Ndërkohë Kryeministri aktual i Turqisë dhe njëkohësisht Deputet i qytetit të Konya-s, Ahmet DAvutoğlu është zgjedhur përsëri Kyetar i AK Partisë duke marrë të gjitha votat e vlefshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button