Deri tani janë dhënë 72.674 vërtetime për azil

­ Ministria e Punëve të Brendshme në 24 orët e fundit ka dhënë 2.931 vërtetime, prej tyre 1.762 janë të gjinisë mashkullore, 1439 janë të gjinisë femërore, 551 janë fëmijë të cilët shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe edhe 179 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil. Sipas shtetësisë së personave të cilëve ua janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë ­ 2.328, Afganistanit ­ 371, Irakut ­ 152, Palestinës ­ 13, Pakistanit ­ 14, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

“Në periudhën prej 19 qershorit deri më 12 shtator në orën 8:00 janë dhënë vërtetime të gjithsej 72.674 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 48.675 janë meshkuj, 10.049 femra, 11.911 janë fëmijë që e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 2.039 fëmijë që udhëtojnë pa prindër të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil”, qëndron në kumtesë. Sipas shtetësisë të personave të cilëve ua janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë ­ 58.945, pastaj Afganistani ­ 4.537, Irakut ­ 3.412, Pakistanit ­ 2.006, Palestinës ­ 837, Somalisë ­ 592, Bangladeshit ­ 485, Kongos ­ 328, Nigerisë ­ 210, Kamerunit ­ 163, Eritreas ­ 146, Etiopisë ­ 118, Sudanit ­ 103, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri dje në Repartin për azil janë parashtruar 49 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna paraprake, me ç’rast 36 kërkesa janë nga shtetasit e Sirisë, prej tyre 10 për fëmijë, tre kërkesa nga shtetasit e Pakistanit dhe Afganistanit prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindërin, nga dy kërkesa nga shtetasit e Marokut, Algjirisë dhe Irakut dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Back to top button