U promovua filmi dokumentar “ Besa – Premtimi”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës , Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në promovimin e filmit dokumentar “ BESA – premtimi”, i cili u mbajt në Qendrën Memoriale të Hollokaustit të hebrenjve nga Maqedonia. Me këtë rast Ademi theksoi se është nder i

veçantë për të  dhe për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së RM-së, që marrim pjesë në realizimin dhe ndjekjen e këtij event.

“ Besa shqiptare është një virtyt i moçëm dhe i njohur botërisht. Është një fjalë e shenjtë e dhënë mikut, një premtim që nuk njeh tradhti, qoftë edhe nëse peshohet me çmimin e jetës. Kjo besë e dhënë ka bërë që shumë hebrenj të shpëtojnë nga thundra e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri, dhe gjithandej trojeve shqiptare në Ballkan” tha Ademi.

Ademi shtoi Shpresojmë dhe besojmë, se edhe projekti dokumentar – filmik: “Besa – premtimi”, që do ta shohim tani, do të na jep më tepër informacion, frymëzime dhe mësime nga e kaluara, që të mund ta shohim dhe ta bëjmë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme”

Në këtë 11 shtator, kjo ngjarje e sontme, le të jetë edhe një shans dhe mundësi më tepër, për të reflektuar të gjithë bashkërisht, më shumë harmoni, mirëkuptim dhe tolerancë të ndrësjelltë u shpreh Ademi.

Filmi dokumentar “ Besa- Premtimi” është bazuar në dëshmi të vërteta për shpëtimin e hebrenjve nga Shqiptarët  gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button