Itali, pranga 2 shqiptarëve, trafik 20 mln euro me vepra arti

Policia Italiane ka shkatërruar një grup të mirëorganizuar për trafikun e veprave të artit dhe falsifikim duke vënë në pranga 52 persona deri tani, 2 prej të cilëve shqiptarë.

Grupi prej 52 personash përbëhej nga 33 italianë, 15 romë, 2 shqiptarë, 1 maroken dhe 1 nigerian.

Operacioni i cili është shtrirë në rrethinat e Bolonjës, Parmës, Mantovës, Riminit, Ferrarras, Modenës, Breshias e Krotones, ka nisur në vitin 2014 pas disa denoncimeve të disa personave që ishin mashtruar në blerjet online.

Gjatë kontrolleve në orët e para të mëngjesit karabinierët kanë gjetur materiale me një vlerë të përgjithshme prej 20 mln euro, duke nisur nga pajisje elektroshtëpiake te lodrat për fëmijë.

Për ët vijuar me më pas me materiale arkeologjike, një prej të cilave një statujë e shqiponjës romake, 3 koka antike.

Gjithastu u gjetën edhe dis piktura me vlerë miliona euro të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për të verifikuar nëse janë ose jo origjinale.

Lajme të ngjashme

Back to top button